3GO Podcast

3GO është një podcast që sjell rrëfime të njerëzve të suksesshëm në fushat e ndryshme dhe ju jep mundësinë të zbuloni udhëtimet e tyre drejt suksesit. Emri "3GO" lexohet si "trego" në gjuhën shqipe, që nënkupton "me tregu".

Përtej intervistave të thjeshta, ne ofrojmë një platformë ku mysafirët mund të shprehin vlerat, sfidat, mësimet, historitë dhe përvojat që i kanë ndihmuar të arrijnë aty ku janë sot.

Gjatë bisedave me Valon Canhasi, hostin e podcastit, mysafirët që ftohen janë udhëheqës të industrisë, sipërmarrës, krijues, dhe shumë të tjerë që janë të gatshëm të tregojnë historitë e tyre të suksesit me dëgjuesit.

Synimi i #3GO është të ofrojë një përvojë të pasur për dëgjuesit, duke u ofruar frymëzim, njohuri dhe shembuj e mësime me vlerë që mund t'i ndihmojnë ata të kuptojnë se çfarë është e nevojshme për të arritur suksesin.

Ky podcast synon të tregojë se si janë ndërtuar biznese, si janë kapur mundësi, si janë përballuar sfidat, dhe si kanë arritur të realizojnë ëndrrat e tyre. Ne jemi të bindur se historitë e suksesit përtej përshkrimeve të arritjeve individuale, kanë të bëjnë me vlerat, ndihmën e të tjerëve dhe ruajtjen e historisë së ndërmarrësisë në komunitetin shqipfolës.

Duke dëgjuar 3GO, ju do të mësoni për mënyrat e ndryshme për të arritur suksesin, si dhe për ndikimin që i kanë bërë këto njerëz në komunitetet e tyre.

Ne jemi të gatshëm të ndajmë me ju këto rrëfime të mrekullueshme dhe të ndihmojmë krejtve të gjejnë frymëzimin për të ndjekur ëndrrat e tyre.

Podcast-i publikohet në platforma të ndryshme si YouTube, Spotify, Google Podcast, Apple Podcast.

Ju ftojmë të na ndiqni në këto platforma dhe të dëgjoni historitë e suksesit të njerëzve që janë të gatshëm t'ju "tregojnë" ato.

Valon Canhasi 3GO Host

Podcast Host:

Valon Canhasi

Valon Canhasi, themelues i Hallakate dhe host i 3GO Podcast, është një sipërmarrës i suksesshëm, strateg dixhital, konsulent dhe trajner. Me përvojë të pasur në ndërtimin dhe menaxhimin e bizneseve dixhitale, Valoni ka një pasion për të ndihmuar të tjerët në rrugën e tyre drejt suksesit.

Me një qasje të thjeshtë, të ndershme dhe të përqendruar, ai udhëhoqi dhe ndihmoi disa projekte të ndryshme në fushën e teknologjisë, marketingut dhe ndërmarrësisë. Kjo përvojë dhe njohuri të fituara gjatë viteve e çuan për të filluar me 3GO Podcast, një platformë ku ai i fton njerëz të suksesshëm nga fusha të ndryshme për të ndarë historitë e tyre dhe për të dhënë mësime me vlerë për dëgjuesit.

Përtej 3GO Podcast, Valon është një mentor dhe këshilltar për ndërmarrësit e rinj, ndërsa vazhdon të zhvillojë projekte që ndikojnë pozitivisht në jetën e njerëzve dhe në komunitetin e ndërmarrësve shqipfolës. Ai beson se ndarja e historive të suksesit dhe mësimeve nga përvojat e vërteta mund të ndihmojnë të tjerët në udhëtimin e tyre personal dhe profesional.

Follow me

Instagram – Facebook – Twitter- LinkedIn

Partnerët e 3GO:

Telegrafi.com

HaPiTe

Pixels

Hallakate

Telegrafi.com • HaPiTe • Pixels • Hallakate •